VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

IZRAELI DO TË MARRË 400 HEKTARË TOKË PRANË BETLEHEMIT

E Hënë, 09.01.2014, 07:24am (GMT1)


Izraeli ka thënë se planifikon të marrë rreth 400 hektarë tokë pranë Betlehemit në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Pronarëve palestinezë të tokës u janë dhënë 45 ditë kohë për të kontestuar vendimin te Komiteti Ushtarak i Ankesave i Izraelit.

Administrata Civile, e cila udhëhiqet nga ushtria, ka thënë se vendimi është marrë pas vrasjes në qershor të tre adoleshentëve, që janë rrëmbyer nga zona, e njohur për izraelitët si Gush Etzion.

Izraeli fajëson militantët e Hamasit për vrasjet.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.