VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËRLESHJE NË RRAFSHNALTËN E GOLANIT

E Hënë, 09.01.2014, 03:14pm (GMT1)

Forcat qeveritare të Sirisë dhe kryengritësit islamikë janë përleshur në Rrafshnaltën e Golanit, afër kufirit kontestues me Izraelin.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, tha se luftimet, në të cilat ishte ishte involvuar al-Nusra Front, degë e al-Kaidës në Siri, ishin zhvilluar rreth qytetit Hamidija.

Mediat shtetërore thanë se ushtria i ka vrarë "shumë terroristë" dhe ka shkatërruar armatime të tyre.

Këto përleshje, Izraeli i ka ndjekur me gjendje të lartë gatishmërie.

Më 28 gusht, al-Nusra Fronti i ka rrëmbyer 45 paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara nga Fixhi.

Afro 1,300 paqruajës të OKB-së janë të vendosur në një zonë neutrale ndërmjet Izraelit dhe Sirisë.  

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.