VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA I KËRKON RUSISË TË LIROJË ZYRTARIN ESTONEZ

E Mërkurë, 09.10.2014, 03:09pm (GMT1)


Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf.


Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Rusisë që të lirojë një zyrtar të Ministrisë së Brendshme të Estonisë, të rrëmbyer pranë kufirit me Rusinë.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf, ka thënë se Eston Kohver duhet të kthehet menjëherë në Estoni nga zyrtarët rusë.

Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar paraburgimin e Kohverit nën akuzat për spiunazh, ndërsa rasti i tij është duke u hetuar.

Rusia ka thënë se ai është rrëmbyer brenda Rusisë më 5 shtator, ndërsa, sipas zyrtarëve estonezë, ai është kapur pranë kufirit dhe është dërguar në Rusi.

Ministria e Jashtme e Estonisë ka thënë se rasti është "shumë shqetësues" dhe ka thirrur në bisedë informative ambasadorin rus në Talin, Yury Merzlakov.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.