VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

POROSHENKO - SHUMICA E TRUPAVE RUSE KANË IKUR NGA UKRAINA

E Enjte, 09.11.2014, 08:58am (GMT1)



Presidenti i Ukrainës,  Petro Poroshenko thotë se Russia ka tërhequr më tepër se dy të tretat e trupave të saj nga Ukraina lindore.

Zoti Poroshenko i tha kabinetit të tij të mërkurën, gjatë një takimi të transmetuar me televizion, se ai kishte marrë të dhëna zbulimi, sipas të cilave, 70 për qind e trupave ruse që kishin hyrë në Ukrainë për të luftuar krahas me separatistët pro-rusë, ishin kthyer në Rusi.

NATO ka vlerësuar se të paktën 1,000 trupa ruse hynë në Ukrainë. Shumë vëzhgues besojnë se ata ndihmuan në avancimin e rebelëve, të cilët deri disa javë më parë, ishin duke pësuar humbje të mëdha në luftimet me forcat qeveritare.

Rusia ka mohuar të ketë çuar trupa dhe pajisje ushtarake në Ukrainën lindore, edhe pse udhëheqësit separatistë thanë se po ndihmoheshin nga ushtarët rusë, të cilët e përdorën kohën e tyre të pushimeve për të luftuar me trupat ukrainsave të territorin ukrainas.

Të martën, shërbimi i shtypit i Kremlinit citoi Presidentin rus  Vladimir Putin t'i ketë thënë zotit Poroshenko gjatë bisedës telefonike se ai është i përkushtuar për një zgjidhje paqësore të krizës me Ukrainën.

Njoftimi për bisedën telefonike erdhi, ndërsa SHBA thanë se po finalizonin disa masa për zgjerimin e saknsioneve ndaj Rusisë lidhur me qëndrimin ndaj Ukrainës.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.