VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FAMILJARËT KUJTOJNË VIKTIMAT E 11 SHTATORIT

E Enjte, 09.11.2014, 04:53pm (GMT1)



Politikanë, qytetarë e familjarë të viktimave, janë mbledhur sot në, Uashington, New York dhe Pensilvani, për të shënuar 13 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Ata kujtuan, vrasjen e rreth 3 mijë personave, si shkak i sulmeve të Al-Kaidës në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në një ceremoni private në Pentagon, ka folur për familjarët e viktimave .

Në anën tjetër, familjarët kanë recituar ngadalë emrat e viktimave, gjatë një ceremonie në New York.

Dy rrokaqiejt e reja të ndërtuar në vendin e kullave të rënë binjake në New Jork janë tashmë të hapura, ndërsa Qendra Botërore e Tregtisë 1, rrokaqielli më i lartë në hemisferën perëndimore, do të hapet në fund të këtij viti.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.