VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VATIKAN - PAPA FRANÇESKU VIZITË ZYRTARE NË TURQI

E Premte, 09.12.2014, 03:57pm (GMT1)



VATIKAN, 12 shtator Papa Françesku do të shkojë për vizitë zyrtare në Turqi në fund të nëntorit, njoftoi një zëdhënës i Vatikanit.

At Federico Lombardi theksoi se "Selia e Shenjtë kishte marrë letrën e ftesës nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan".

"Aktualisht jemi duke u marrë me përgatitjen e udhëtimit për në fund të nëntorit. Programi dhe data ende nuk janë përacktuar", shtoi ai, duke konfirmuar informacione nga burime të ndryshme në Vatikan që flasin për këtë udhëtim të parë të papa Françeskut në Turqi.

Papa kishte shprehur gjithashu disa muaj më parë se shpresonte të shkonte për 30 nëntorin në Stamboll (ish-Bizanti/ish-Konstandinopoja) për festën e shën Andresë, njëri prej 12 apostujt dhe themeluesi i Kishës së Orientit, sipas traditës krisitane./atsh/afp
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.