VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PAPA FRANÇESKU - PAK NGA PAK JEMI SI NË NJË LUFTË TË TRETË BOTËRORE

E Shtunë, 09.13.2014, 07:28pm (GMT1)



Papa Françesku tha se shumë konflikte në mbarë botën sot mund të konsiderohen pak nga pak si një Luftë e Tretë Botërore.   

Duke folur sot gjatë një vizite në memorialin që nderon 100 mijë ushtarë të vrarë në Luftën e Parë Botërore, papa e cilësoi këtë luftë të tretë si një  luftë krimesh masakrash dhe shkatërrimesh.

Papa ka bërë thirrje të përsëritura gjatë muajve të fundit për t'i dhënë fund konflikteve në Ukrainë, Irak, Siri, Gaza dhe pjesë të Afrikës.

Në predikimin e tij të shtunën gjatë një Meshe në memorialin e Luftës së Parë Botërore papa tha se "Njerëzimi ka nevojë ë qajë, dhe kjo është koha për të qarë."

Ai tha se lufta është marrëzi.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.