VIDEO - PARAQITET VRASJA E BRITANIKUT HAINES NGA MILITANTËT
E Djelë, 09.14.2014, 09:12am (GMT+1)
Në Internet është publikuar një video ku shihet vrasja me prerje koke e punëtorit humanitar britanik, David Haines, nga militantët e Shtetit Islamik.
Kryeministri britanik, David Cameron, tha se vrasja e humanitarit Haines nga Shteti Islamik ishte një akt i djallit të vërtetë dhe ka shprehur përkushtim që vrasësit do të sillen paradrejtësisë.
Kjo video është publikuar disa orë pasi familja e britanikut David Haines, publikisht u është lutur rrëmbyesve të tij që të kontaktojnë.
Nga militantët e Shtetit Islamik, deri tash janë vrarë me prerje koke edhe dy gazetarë amerikanë, James Foley dhe Steven Sotloff.
David Haines, 44 vjeçar, baba i dy fëmijëve, nga qyteti Perth në Skoci, ishte rrëmbyer vitin e kaluar derisa punonte për agjencinë franceze, ACTED.
www.voal-online.ch
|