MBRETËRESHA SKOCEZËVE - MENDONI ME KUJDES!
E Hënë, 09.15.2014, 09:39am (GMT+1)
Mbretëresha Elizabeth II ka shfaqur shpresën se votuesit skocezë do të "mendojnë me kujdes" për të ardhmen e tyre, kur të hedhin votat në referendumin për pavarësi.
Mbretëresha, deri më tash, nuk ka bërë asnjë koment publik për votimin e 18 shtatorit, i cili do të vendosë nëse Skocia do të pavarësohet apo do të mbetet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.
Pavarësisht rezultatit të referendumit, Mbretërsha Elizabeth, nëna e së cilës ka qenë skoceze, pritet të mbetet udhëheqëse e shtetit të Skocisë.
www.voal-online.ch
|