VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA - E SHQETËSUAR PËR KISHËN E POTOÇARIT

E Mërkurë, 09.17.2014, 02:29pm (GMT1)



Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë ka shprehur shqetësim për hapjen e kishës ortodokse në fshatin Budak të Bosnjës, pranë qendrës përkujtimore Potoçari.

Në këtë qendër janë të varrosura shumë viktima të Masakrës së Srebrenicës.

"Nevojat e besimtarëve duhet të balancohen me të drejtat legjitime të të tjerëve, e në këtë rast me të drejtat e atyre që kanë familjarë të varrosur në Potoçari", thuhet në reagimin e ambasadës amerikane, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Po sipas këtij reagimi, hapja e kishës në Budak "hap plagë të reja te boshnjakët dhe krijon ndarje dhe armiqësi të mëtejshme në mesin e popullatës lokale".

Ambasada kritikon edhe autoritetetet e Republika Sërpskës, të cilat, sipas saj, nuk kanë gjetur zgjidhje në frymë të tolerancës.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.