VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KONGRESI AMERIKAN MBI STRATEGJINË KUNDËR ISIS

E Enjte, 09.18.2014, 05:37pm (GMT1)



Kongresi amerikan pritet të japë miratimin përfundimtar për një plan për armatosjen dhe stërvitjen e kryengritësve sirianë që po përpiqen të përmbysin presidentin Bashar al-Assad dhe të luftojnë ekstremistët e Shtetit Islamik.

Dhoma  e Përfaqësuesve e mbizotëruar nga republikanët e miratoi legjislacionin dje. Senati, ku shumica i takon Partisë Demokrate të Presidentit Barack Obama, pritet ta miratojë sot lehtësisht këtë masë.

Miratimi vjen megjithë shqetësimet e shprehura nga disa demokratë se Shtetet e Bashkuara po përfshihen në një tjetër luftë në Lindjen e Mesme dhe nga disa republikanë që thonë se kjo përpjekje nuk është e mjaftueshme për të luftuar Grupin Islamik.

Presidenti Obama e vlerësoi votën e  djeshme në Dhomën e Përfaqësuesve. 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.