VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

CAMERON KËRKON UNITET PAS REFUZIMIT NË REFERENDUMIN HISTORIK

E Premte, 09.19.2014, 08:57am (GMT1)



Kryeministri britanik, David Cameron, ka bërë sot thirrje për unitet, pasi në Skoci është refuzuar pavarësia në referendumin historik.

"Tash është koha për ne në Mbretërinë e Bashkuar, të bashkohemi dhe të lëvizim përpara", tha Cameron, gjatë një fjalimi para zyrës së tij në Downing Street, numër 10, në Londër.

Ai theksoi se është i "entuziazmuar" nga votimi që Skocia të mbetet në Mbretërinë e Bashkuar, por votuesve për pavarësi u tha se "ju kemi dëgjuar" dhe ka premtuar se Londra do t'i plotësoj përkushtimet për autoritete më të mëdha për Skocinë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.