VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PIKËPYETJE PËR EFIKASITETIN E SHËRBIMIT SEKRET AMERIKAN

E Shtunë, 09.20.2014, 07:37pm (GMT1)



Shërbimi Sekret është gjendur në pozitë të vështirë ndërkohë që ngrihen pikëpyetje për aftësinë e agjentëve të tij për të mbrojtur presidentin, pasi një person kapërceu mbrëmë gardhin rrethues të Shtëpisë së Bardhë dhe më pas u kap nga autoritetet.

Presidenti Obama dhe vajzat e tij sapo ishin larguar nga Shtëpia e Bardhë me helikopter kur personi i paarmatosur u fut nga ana veriore e gardhit, vrapoi nëpër lëndinën e Shtëpisë së Bardhë dhe u fut në banesën presidenciale ku u kap nga agjentët.

Ligjvënësi republikan Jason Chaffetz, kryetar i nënkomisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për sigurinë kombëtare, e cilësoi thyerjen e parametrave të sigurisë "plotësisht të papranueshme".

Një zyrtar i Shërbimit Sekret tha se agjencia do të rishikonte reagimin e agjentëve gjatë incidentit.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.