VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ERDOGAN - TURQIA MUND T'I BASHKOHET KOALICIONIT KUNDËR IS-it

E Mërkurë, 09.24.2014, 08:15am (GMT1)


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vendi i tij mund të ofrojë mbështetje ushtarake ose logjistike për sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kundër caqeve të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Këto komente ai i bëri mbrëmë para gazetarëve në Nju Jork, ku merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, pas sulmeve të para ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe të xhihadistëve të tjerë në Siri.

I pyetur se si Turqia do të kontribuonte në këto operacione, Erdogan tha se "përfshihen të gjitha llojet e mbështetjes, përfshirë atë ushtarake dhe politike dhe logjistike".

Më herët, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se Turqia kishte shprehur përkushtim për të marrë pjesë në koalicionin kundër militantëve të Shtetit Islamik.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.