VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VATIKAN - ISH AMBASADORI NË ARREST SHTËPIAK

E Mërkurë, 09.24.2014, 09:34am (GMT1)


Pamje e sheshit të Shën Pjetrit në Vatikan


Vatikani thotë se ish-ambasadori i tij në Republikën Dominikane, Josef Wesolowski, është në arrest shtëpiak, pas akuzave për keqtrajtim seksual të djemve të rinjë në këtë vend të Karaibeve.

Tashmë ai është shkarkuar, pasi gjykata e së drejtës kanunore në Vatikan e shpalli atë fajtor në muajin qershor.

Sot, një gjykatë e ndarë penale në Vatikan e ka hapur procesin e dëgjimit për rastin e tij dhe ka urdhëruar që ai të vendoset në arrest shtëpiak.

Në njoftimin e Vatikanit thuhet se Wesolowski ka paraqitur dokumente mjekësore, që i detajizojnë shqetësimet e tij shëndetësore dhe kjo e ka parandaluar gjykatën për të vendosur kushte më rigoroze të paraburgimit.

Vatikani i ka disa dhoma të vogla të paraburgimit brenda kazermave të policisë së vet.

Josef Wesolowski mund të ballafaqohet me dënim me burg nëse shpallet fajtor.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.