VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ROSNEFT ZBULON FUSHË TË RE TË NAFTËS

E Shtunë, 09.27.2014, 02:24pm (GMT1)



Kompania më e madhe e naftës në Rusi, Rosneft, ka thënë se ka hapur një fushë të re të naftës në rajonin e Detit Kara të Oqeanit Arktik.

Njoftimi vjen pasi Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Rosneft-in dhe shefin e tij ekzekutiv, Igor Sechin, për shkak të rolit të Moskës në konfliktin e Ukrainës.

Rosneft ka thënë se depozitat e vlerësuara kalojnë 100 milionë tonë të naftës së papërpunuar.

Kompania po ashtu ka thënë se fusha e re, e quajtur Pobeda (Fitore), përmban rreth 338 milionë metra kub gaz.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.