VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FJALIMI I LAVROVIT NË OKB - TREGUES I KEQËSIMIT TË MARRËDHËNIEVE RUSI-PERËNDIM

E Djelë, 09.28.2014, 08:16am (GMT1)


Rusia, e goditur nga sanksionet e ashpëra të Perëndimit për rolin e saj në krizën e Ukrainës, i akuzoi të shtunën Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për mbështetjen e një "grushti shteti", që rrëzoi nga pushteti presidentin pro-rus të Ukrainës në fillim të vitit.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në fjalën që mbajti në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tha se "Washingtoni ka deklaruar hapur të drejtën e vet për përdorimin e forcës së njëanshme" dhe se është, sipas tij "duke u përpjekur të vendosë për të gjithë, se çfarë është mir[, apo çfarë është keq."

Fjalimi i së shtunës i zotit Lavrov është treguesi më i fundit për keqësimin e lidhjeve mes Moskës dhe Perëndimit. Në fjalimin e tij, zoti Lavrov citoi fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 ndaj objektivave serbe në Kosovë, ndërhyjen ushtarake të vitit  2003 në Irak dhe ndërhyrjen e vitit 2011 të NATO-s në Libi, si shembuj të asaj që ai e cilësoi "politikë arrogante të Perëdnimit".

Ai po ashtu e përshkroi aneksimin nga Rusia të gadishullit ukrainas të Krimesë në muajin prill, si një zgjedhje që bëri popullsia rusishtfolëse atje.

Para fjalimit të zoti Lavrov, Ministri i Jashtëm gjerman German Frank-Walter Steinmeier e pati cilësuar ankesimin e Krimesë nga Rusia një krim, ashtu sikurse e ka karakterizuar atë edhe Washingtoni dhe Bashkimi Evropian me 28 vende anëtare.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.