E Premte, 03.29.2024, 08:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PRESIDENTI OBAMA - SHBA E 'NËNVLERËSUAN' FUQIZIMIN E GRUPIT 'SHTETI ISLAMIK'

E Hënë, 09.29.2014, 07:06am (GMT+1)



Presidenti Barack Obama thotë se Shtetet e Bashkuara e "nënvlerësuan" fuqizimin e grupit "Shteti Islamik" dhe të militantëve të tjerë me bazë në Siri, ndërsa "mbivlerësuan" aftësinë e Irakut për t'i luftuar ata.

Zoti Obama i bëri këto komente në një intervistë që dha në programin "60 Minutes" të rrjetit televiziv, CBS, që u transmetua të dielën në mbrëmje. Ai tha se është një mit thënia që në se SHBA do t'i kishin armatosur rebelët sirianë dy vjet më parë, siç kërkuan disa në Washington, Siria sot do të ishte në rregull.

Presidenti fajësoi për situatën në Irak, pjesërisht, ish kryeministrin Nouri al-Maliki, duke thënë se ai e çoi dëm rastin për unifikimin e vendit.

Zoti Obama tha se zoti Maliki kishte dyshime për sunitë dhe kurdët dhe ishte më i interesuar për konsolidimin e mbështetjes së tij nga shiitët, në vend që të krijonte një qeveri uniteti.

Udhëheqësi amerikan tha se sirianët, irakianët dhe të tjerë në rajon, duhet të mendojnë se çdo të thotë marrëveshje politike. Ai tha se të rinj që mendojnë vetëm në se janë suni, apo shiitë, në vend të kësaj duhet të kenë preokupin për t'u arsimuar dhe për të patur një vend pune.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JAPONI - DHJETRA ALPINISTË VRITEN NGA SHPËRTHIMI I VULLKANIT (09.29.2014)
FJALIMI I LAVROVIT NË OKB - TREGUES I KEQËSIMIT TË MARRËDHËNIEVE RUSI-PERËNDIM (09.28.2014)
KOALICIONI KRYEN SULME AJRORE NË SIRINË VERIORE (09.28.2014)
ROSNEFT ZBULON FUSHË TË RE TË NAFTËS (09.27.2014)
NË JAPONI SHPËRTHEN NJË VULLKAN (09.27.2014)
ABAS - IZRAELI TË TËRHIQET NGA TOKAT E PUSHTUARA (09.26.2014)
SHBA - U IDENTIFIKUA MILITANTI NË VIDEO (09.26.2014)
DREJTORI I FBI - GRUPI KHORASAN MUND TË JETË DUKE PLANIFIKUAR SULME (09.26.2014)
ERDOGAN AKUZON KËSHILLIN E SIGURIMIT PËR DËSHTIM NË SIRI DHE GAZA (09.25.2014)
KËSHILLI I SIGURIMIT MIRATON REZOLUTËN MBI LUFTËTARËT E HUAJ TË ISIS-it (09.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart�]