VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI OBAMA - SHBA E 'NËNVLERËSUAN' FUQIZIMIN E GRUPIT 'SHTETI ISLAMIK'

E Hënë, 09.29.2014, 07:06am (GMT1)



Presidenti Barack Obama thotë se Shtetet e Bashkuara e "nënvlerësuan" fuqizimin e grupit "Shteti Islamik" dhe të militantëve të tjerë me bazë në Siri, ndërsa "mbivlerësuan" aftësinë e Irakut për t'i luftuar ata.

Zoti Obama i bëri këto komente në një intervistë që dha në programin "60 Minutes" të rrjetit televiziv, CBS, që u transmetua të dielën në mbrëmje. Ai tha se është një mit thënia që në se SHBA do t'i kishin armatosur rebelët sirianë dy vjet më parë, siç kërkuan disa në Washington, Siria sot do të ishte në rregull.

Presidenti fajësoi për situatën në Irak, pjesërisht, ish kryeministrin Nouri al-Maliki, duke thënë se ai e çoi dëm rastin për unifikimin e vendit.

Zoti Obama tha se zoti Maliki kishte dyshime për sunitë dhe kurdët dhe ishte më i interesuar për konsolidimin e mbështetjes së tij nga shiitët, në vend që të krijonte një qeveri uniteti.

Udhëheqësi amerikan tha se sirianët, irakianët dhe të tjerë në rajon, duhet të mendojnë se çdo të thotë marrëveshje politike. Ai tha se të rinj që mendojnë vetëm në se janë suni, apo shiitë, në vend të kësaj duhet të kenë preokupin për t'u arsimuar dhe për të patur një vend pune.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.