E Enjte, 03.28.2024, 03:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SHBA - THIRRJE KINËS TË TREGOJË PËRMBAJTJE NË HONG KONG

E Martë, 09.30.2014, 08:53am (GMT+1)



Shtetet e Bashkuara po i bëjnë thirrje Kinës të ushtrojë përmbajtje në Hong Kong, ku mijëra protestues pro-demokracisë po shprehin pakënaqësit e tyre në rrugë. Protestuesit janë të zemëruar nga vendimi i Pekinit për të miratuar vetëm kandidatët që marrin miratimin e tij për të marrë pjesë në zgjedhjet e udhëheqjes së Hong Kongut në vitin 2017.

Policia në Hong Kong ka përdorë gaz lotsjellës në përpjekjet për të shpërndarë mijëra protestuesë pro-demokracisë që kanë bllokuar distriktin financiar të qytetit duke sfiduar paralajmërimet e qeverisë për t'u larguar nga kjo zonë.

Qeveria kineze thotë se protestat janë të paligjshme.

Në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se Shtetet e Bashkuara po i bëjnë thirrje të dyja palëve që të jenë të kujdesshme.

"Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje autoriteteve në Hong Kong që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe protestuesve që të shprehin pikëpamjet e tyre në mënyrë paqësore".
 

Ai gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta në mbështetjen e tyre për votuesit në Hong Kong në zgjedhjet e ardhshme.

"Ne vazhdimisht kemi shprehur mbështetjen tonë për të drejtën e universale të popullit të Republikës Popullore të Kinës për të votuar dhe për aspiratat e popullit të Hong Kongut dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë".

Edhe zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjen e votuesve të Hong Kongut për të patur rol në zgjedhjen e kandidatëve për udhëheqës të provincës.

"Ne besojmë se e drejta universale për të votuar dhe mundësia e popullit të Hong Kongut për të zgjedhur kandidatët është një gjë që ata duhet ta kenë. Ky është një shqetësim që ia kemi shprehur drejtpërdrejt Kinës".

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi t'i përgjigjej pyetjes nëse presidenti Barack Obama do të ngrejë çështjen e protestave në Hong Kong në vizitën që ai do të bëjë në Pekin në nëntor, por, tha se presidenti do të theksojë rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave themelore universale të njeriut.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UKRAINË - U RRËZUA SHTATORJA E LENINIT (09.29.2014)
PRESIDENTI OBAMA - SHBA E 'NËNVLERËSUAN' FUQIZIMIN E GRUPIT 'SHTETI ISLAMIK' (09.29.2014)
JAPONI - DHJETRA ALPINISTË VRITEN NGA SHPËRTHIMI I VULLKANIT (09.29.2014)
FJALIMI I LAVROVIT NË OKB - TREGUES I KEQËSIMIT TË MARRËDHËNIEVE RUSI-PERËNDIM (09.28.2014)
KOALICIONI KRYEN SULME AJRORE NË SIRINË VERIORE (09.28.2014)
ROSNEFT ZBULON FUSHË TË RE TË NAFTËS (09.27.2014)
NË JAPONI SHPËRTHEN NJË VULLKAN (09.27.2014)
ABAS - IZRAELI TË TËRHIQET NGA TOKAT E PUSHTUARA (09.26.2014)
SHBA - U IDENTIFIKUA MILITANTI NË VIDEO (09.26.2014)
DREJTORI I FBI - GRUPI KHORASAN MUND TË JETË DUKE PLANIFIKUAR SULME (09.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart�]