VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RUSIA REKRUTON ÇEÇENË PAS 20 VJETËSH

E Mërkurë, 10.01.2014, 10:47am (GMT1)



Të rinj nga Çeçenia janë duke u rekrutuar në forcat e armatosura ruse, për herë të parë në 20 vjet.

Rreth 500 persona, të moshës 18-27 vjeç, do të rekurtohen këtë vjeshtë.

Zyrtarët ushtarakë rusë kanë thënë se komisionet rekrutuese kanë nisur punën në 17 qarqe të Çeçenisë dhe se grupi i parë i rekrutëve do të dërgohet në njësitet ushtarake brenda 10 ditësh.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Rusi është 12 muaj.

Të rinjtë çeçenë janë ndaluar nga ushtria ruse në fund të vitit 1994, kur Kremlini ka dërguar ushtrinë në Çeçeni për të shtypur udhëheqjen separatiste.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.