VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHEFJA AMERIKANE E SHËRBIMIT SEKRET JEP DORËHEQJE

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 08:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SHEFJA AMERIKANE E SHËRBIMIT SEKRET JEP DORËHEQJE

E Enjte, 10.02.2014, 06:45am (GMT+1)



Julia Pierson, ka dhënë dorëheqje nga posti i saj në krye të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, për shkak disa gabimeve që kanë ndodhur kohët e fundit, që kanë të bëjnë me sigurinë Presidentit, Barack Obama.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se Presidenti, Obama është takuar me Pierson dhe ka vlerësuar kontributin e saj, dhënë për këtë Agjencion.

Pierson, ka dhënë dorëheqje për shkak dy incidenteve, kur muajin e kaluar një person me thikë ka arritur të kapërcejë gardhin rrethues të Shtëpisë së Bardhë, duke hyrë në oborr pa e vërejtur rojet e sigurisë.

Ndërkaq, incidenti i dytë, ndodhi para pak ditësh, kur një roje i armatosur, i punësuar nga një kompani private sigurie u fut në ashensor me Presidentin Obama gjatë vizitës së tij në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Atlanta muajin e kaluar.

Ky roje ishte me preçedent kriminal, kurse në të kaluarën ishte shpallur edhe fajtor për sulm fizik, diçka që Shërbimi Sekret nuk e kishte ditur, deri pas pushimit të tij nga puna.

Për këto dy lëshime, Pierson ka dëshmuar këtë javë para Kongresit.

Joseph Clancy, një ish agjent special, do të emërohet, ushtrues detyre në Agjencionin e Shërbimit amerikan.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI OBAMA NË ASHENSOR ME NJË PERSON TË ARMATOSUR (10.01.2014)
AGJENCIA RUSE E LAJMEVE RIKTHEN EMRIN SOVJETIK (10.01.2014)
RUSIA REKRUTON ÇEÇENË PAS 20 VJETËSH (10.01.2014)
PUTIN VIZITON SERBINË MË 16 TETOR (09.30.2014)
SHBA - THIRRJE KINËS TË TREGOJË PËRMBAJTJE NË HONG KONG (09.30.2014)
UKRAINË - U RRËZUA SHTATORJA E LENINIT (09.29.2014)
PRESIDENTI OBAMA - SHBA E 'NËNVLERËSUAN' FUQIZIMIN E GRUPIT 'SHTETI ISLAMIK' (09.29.2014)
JAPONI - DHJETRA ALPINISTË VRITEN NGA SHPËRTHIMI I VULLKANIT (09.29.2014)
FJALIMI I LAVROVIT NË OKB - TREGUES I KEQËSIMIT TË MARRËDHËNIEVE RUSI-PERËNDIM (09.28.2014)
KOALICIONI KRYEN SULME AJRORE NË SIRINË VERIORE (09.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]