VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RUSIA PENGON ANIJET FINLANDEZE

E Djelë, 10.12.2014, 10:35am (GMT1)



Instituti i Mjedisit i Finlandës ka thënë se anijet ushtarake ruse kanë penguar dy herë punën e anijeve të tij kërkimore në ujërat ndërkombëtarë në Detin Baltik.

Agjencia ka thënë se një luftanije ruse ka urdhëruar anijen e saj "Aranda" të ndryshojë drejtimin në lindje të ishullit suedez Gotland, përmes radio-kontaktit, më 2 gusht.

Një muaj më vonë, "Aranda"-s i është afruar një helikopter rus dhe një anije ushtarake.

Instituti ka thënë se në asnjërin rast, "Aranda" nuk e ka ndryshuar drejtimin apo shpejtësinë dhe ka vazhduar kërkimet e saj.

Ministri finlandez i Mbrojtjes, Carl Haglund, ka thënë se incidentet janë për "keqardhje" dhe se do të kërkojë shpjegime nga Rusia.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.