VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJË AEROPLAN QEVERITAR RRËZOHET NË IRAN

E Djelë, 10.12.2014, 02:05pm (GMT1)



Raportet nga Irani thonë se shtatë persona përfshirë tre zyrtarë të lartë të policisë iraniane janë vrarë nga rrëzimi i aeroplanit.

Ata kanë qenë duke udhëtuar nga Teherani për në provincën Sistan-Baluçistan, për të hetuar sulmet e militatëve ndaj forcave të sigurisë.

Rrënojat e aeroplanit janë gjetur në një zonë malore, mëngjesin e sotëm.

Një komandat i policisë ka thënë se aeroplani nuk është rrëzuar nga ndonjë raketë apo armë tjetër.

Në Sistan-Baluçistan ka shpesh dhunë, që përfshin ekstremistët sunitë dhe kontrabandues të drogës.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.