VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TURQIA OFRON BAZAT AJRORE PËR FORCAT AMERIKANE

E Hënë, 10.13.2014, 10:46am (GMT1)


Kobani, ku është koncentruar lufta mes kurdëve dhe militantëve të IS


Turqia ka pranuar që Uashingtoni të përdorë bazat e saj ajrore, për luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Sipas marrëveshjes, e shpalosur nga zyrtarët amerikanë, Turqia po ashtu do të lejojë trajnime për sirianët e "˜moderuar', në bazat e saj, me shpresë që të krijohet një forcë e aftë për të luftuar IS-in.

Ndërkohë, luftëtarët kurdë po vazhdojnë edhe sot me luftimet e tyre për të mbrojtur qytetin Kobani në Siri, afër kufirit turk.

Luftëtarët kurdë kanë njoftuar se ata kanë zhvilluar një ofensivë të ashpër gjatë natës së fundit për t'i luftuar IS, por sfida e tyre më e madhe është që të mbrojnë Kobanin, për të mos e marrë militantët.

Luftëtarët e IS, gjithashtu janë bërë shqetësim i lartë për forcat pro-qeveritare në Irak, për shkak të provinces Anbar dhe rafinerisë së naftës në Baiji, ku militantët po luftojnë për ti uzurpuar.

Me avancimin e xhihadistëve, Turqisë anëtare e NATO-s, i është kërkuar dhe bërë presion që të marrë masa dhe t'i bashkangjitet koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA, për sulme ajrore në Siri dhe Irak.

Zyrtarët amerikanë, kanë treguar se Turqia është pajtuar që t'i mundësojë Uashingtonit të përdorë bazat e forcave ajrore në Turqi, përfshirë edhe bazën kryesore afër kufirit me Sirinë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.