VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI OBAMA, TAKIM PËR ISIS-in

E Martë, 10.14.2014, 02:11pm (GMT1)



Presidenti Barack Obama dhe komandantët ushtarakë amerikanë pritet të takohen sot me ministra të jashtëm nga vende të tjera, për të diskutuar mbi përpjekjet e koalicionit për të mundur militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri.

Një zëdhënës i Gjeneralit Martin Dempsey, Shef i të Shtatmadhorisë në ushtrisë amerikane, thotë se bisedimet në Bazën Ajrore

Andrews në periferi të Washingtonit, do të përfshijnë sfidat e operacionit dhe vizionin për të ecur përpara.

Përfaqësues nga rreth 20 vende të botës, përfshirë Turqinë, pritet të marrin pjesë në diskutime.

Zyrtarët turq mohuan dje të kenë arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për koalicionin nën udhëheqjen amerikane për përdorimin e një baze ajrore në Turqinë jugore, për kryerjen e sulmeve kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik.

Zyrtarët amerikanë thanë të dielën se janë duke u mbajtur diskutime, por se Turqia e kishte lejuar përdorimin e bazës ajrore Incirlik, rreth100 kilometra larg kufirit sirian. 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.