VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI OBAMA - 'THELLËSISHT I SHQETËSUAR' NGA SITUATA NË KOBANI

E Mërkurë, 10.15.2014, 02:20pm (GMT1)


Presidenti amerikan Barak Obama thotë se ai është "thellësisht i shqetësuar" rreth situatës në Kobani, një qytet i rëndësishëm sirian ku luftëtarët kurdë po ndeshen në vështirësi në përpjekjet për ta mbrojtur atë nga rënia në duart e Shtetit Islamik.

Presidenti Obama dje u takua me më shumë se 20 shefatë huaj ushtarak në një bazë ajrore amerikane në periferi të Uashingtonit, për të diskutuar luftën kundër militantëve. Ai tha se kriza në Kobani nënvizon kërcënimin që Shteti Islamik paraqet në Siri dhe Irak.

Presidenti amerikan tha se sulmet ajrore të koalicionit kundër militantëve do të vazhdojnë. Ai theksoi se mposhtja e Shtetit Islamik nuk është vetëm një fushatë ushtarake, por edhe një luftë kundër ekstremizmit.

Pentagoni thotë se avionë luftarakë të Shteteve të Bashkuara dhe të Arabisë Saudite kanë kryer 21 sulme kundër pozicioneve të Shtetit Islamik hënën dhe të martën, duke ngadalësuar përparimin e këtij grupi në Kobani.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.