VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AEROPLANI I ZOTIT KERRY PËSON AVARI PARA NISJES

E Premte, 10.17.2014, 03:24pm (GMT1)



Aeroplani i Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry ka pësuar avari dhe ka ndaluar fluturimet për të katërtën herë këtë vit.

         Zoti Kerry u detyruar të udhëtonte me një avion komercial nga Viena për në Uashington të enjten pas futjes së tymit të motorit në kabinën e Boeingut 757, sipas një gazetari të agjencisë Associated Press i cili vizitoi aeroplanin.

         Sekretari Kerry ndodhej në Austri për bisedime të nivelit të lartë mbi programin bërthamor të Iranit.

         Ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif qeshi kur mësoi për vështirësitë e zotit Kerry duke u shprehur se nuk ishin vetem aeroplanët e tyre që kishin probleme.  Sanksione të renda amerikane kanë kufizuar aftësitë e Iranit për të ronovuar flotën e aeroplanëve Boeing të prodhuara para viteve 1979.

         Në gusht,  zoti Kerry udhëtoi nga Hawai për në Uashington me linjë komerciale pasi aeroplani i tij pësoi avari elektrike .
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.