E Premte, 03.29.2024, 11:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
RADIO EVROPA E LIRË - TAKIM 'POZITIV' NDËRMJET PUTINIT DHE LIDERËVE EVROPIANË

E Premte, 10.17.2014, 04:11pm (GMT+1)



Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka thënë se beson në mundësitë për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.  Ai ka pritur të premten në Milano presidentin rus, Vladimir Putin, presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe disa liderë evropianë.

 "Mendoj se kemi bërë një hap përpara, sa i përket klimës dhe diskutimit konstruktiv. Natyrisht se ka shumë dallime, kjo është normale. Kjo është arsyeja përse jemi në këtë situatë, por unë do të nënvizoja dëshirën e palëve për të gjetur një zgjidhje. Për këtë arsye, mendoj se mund të jemi pozitivë pas këtij takimi", ka thënë Renzi.

Përveç Putinit dhe Poroshenkos, në takim kanë marrë pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti i Francës, Francois Hollande, kryeministri britanik, David Cameron, dhe liderët në largim të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy dhe Jose Manuel Barroso.

Putin, i cili është në qendër të vëmendjes dhe nën presion nga Perëndimi për të bërë më shumë për arritjen e paqes në Ukrainë, ka thënë se takimi ka qenë i mirë dhe pozitiv.

 "Ka qenë takim i mirë, pozitiv", është përgjigjur shkurt Putin.

Por, zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov, ka dhënë një deklaratë më të ashpër.

"Bisedimet janë vërtet të vështira, me shumë keqkuptime, mosmarrëveshje, por, megjithatë, po vazhdojnë", u ka thënë Peskov gazetarëve.

Ai ka thënë se disa pjesëmarrës kanë shfaqur "mungesë të plotë të dëshirës" për një qasje objektive ndaj krizës në Ukrainë. Për këtë krizë, Rusia fajëson Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë pro-perëndimore, për të cilat thotë se kanë fituar pushtet në Ukrainë, pas rrëzimit të presidentit Viktor Yanukovych, në muajin shkurt.

Poroshenko, Putin, Merkel dhe Hollande kanë mbajtur një takim të ndarë më vonë.

Kievi, NATO-ja dhe qeveritë perëndimore thonë se Rusia ka mbështetur separatistët me trupa dhe armë, pasi ka aneksuar rajonin e Krimesë nga Ukraina në muajin mars.

Konflikti në Ukrainë ka vrarë mbi 3,660 luftëtarë dhe civilë qysh në prill. Ai po ashtu i ka sjellë marrëdhëniet midis Moskës dhe Perëndimit në një pozitë të keqe.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se Putini ka siguruar liderët e tjerë se Rusia nuk do një Ukrainë të ndarë apo një krizë të ngrirë.

 "Nëse është kështu, Rusia duhet të ndërmarrë hapa, duhet të tërheqë trupat ruse nga Ukraina, duhet të largojë armët nga Ukraina, të respektojë të gjitha marrëveshjet dhe të njohë legjitimitetin e zgjedhjeve në Ukrainë. Nëse këto gjëra nuk ndodhin, është e qartë se Bashkimi Evropian, përfshirë Britaninë, do të mbajë në fuqi sanksionet", ka thënë Cameron.

Putin ka arritur në Itali pas qëndrimit disaorësh në Beograd, ku ka ndjekur paradën ushtarake me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit serb nga forcat naziste.

Nga Beogradi, Putin ka paralajmëruar Evropën se përballet me rreziqe të mëdha të tranzitit të gazit nga Rusia për këtë dimër.

Ai ka thënë se nëse Ukraina merr gaz nga tubacionet e transitit për në Bashkimin Evropian, Rusia do t'i reduktojë furnizimet.

Në muajin qershor, Rusia ka ndaluar furnizimet me gaz të destinuara për konsum të brendshëm në Ukrainë, pasi Kievi nuk ka paguar për rritje të çmimit.

Rusia është furnizuesi më i madh i jashtëm i Bashkimit Evropian me gaz, duke i siguruar atij rreth dy të tretat e gazit të konsumuar.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AEROPLANI I ZOTIT KERRY PËSON AVARI PARA NISJES (10.17.2014)
RUSIA ARRESTON PËRKOHËSISHT DY GAZETARË AMERIKANË (10.17.2014)
BEOGRAD - PUTIN MBËSHTET SERBINË NË LIDHJE ME KOSOVËN (10.16.2014)
PUTIN IA KUJTON BOTËS ARMËT BËRTHAMORE RUSE - DHE LAVDËRON 'SHOKËT SERBË' TË MOSKËS (10.16.2014)
ZËRI I AMERIKËS - VIZITA E PRESIDENTIT PUTIN NË SERBI (10.15.2014)
PRESIDENTI OBAMA - 'THELLËSISHT I SHQETËSUAR' NGA SITUATA NË KOBANI (10.15.2014)
PRESIDENTI OBAMA, TAKIM PËR ISIS-in (10.14.2014)
IZRAELI - VOTIMI NË BRITANI MINON PAQEN (10.14.2014)
LIGJVËNËSIT BRITANIKË 'NJOHIN PALESTINËN' (10.14.2014)
TURQIA OFRON BAZAT AJRORE PËR FORCAT AMERIKANE (10.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart�]