VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TURQIA NUK DO TË ARMATOSË KURDËT NË KOBANI

E Djelë, 10.19.2014, 06:39pm (GMT1)



Turqia thotë se nuk do të armatosë dhe nuk do të bjerë dakord për transferim armësh për luftëtarët kurdë që po luftojnë me ekstremistët e Shtetit Islamik për kontrollin e Kobanit, qyteti sirian në kufi me Turqinë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i quajti sot forcat kurde si të barabartë me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit që ka 30 vjet që është prëfshirë në një fushatë të armatosur për vetëqeverisje në Turqi. Turqia dhe Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë atë parti, një grup terrorist.

Zoti Erdogan tha se "do të ishte jashtëzakonisht e gabuar" që të pritej që qeveria turke "t'i thotë hapur "˜po' aleates së saj, Shteteve të Bashkuara për këtë lloj mbështetjeje. Është e pamundur që të pritet diçka e tillë prej nesh".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.