VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
PROPOZIMI I PUTINIT PËR NDARJEN E UKRAINËS E Martë, 10.21.2014, 08:11am (GMT1) Radoslaw Sikorski, kryetar i Parlamentit polak. Kryetari i parlamentit polak Radoslaw Sikorski ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin në vitin 2008 i ka propozuar kryeministrit të atëhershëm të Polonisë, që të ndajnë Ukrainën mes tyre. Sikorski, i cili deri në shtator shërbeu si Ministër i Jashtëm, i ka thënë uebfaqës amerikane të lajmeve "Politiko" se këtë propozim Putin e ka bërë gjatë vizitës së kryeministrit Donald Tusk në Moskë, në vitin 2008. "Putin ka kërkuar që në të bëhemi pjesëmarrës në ndarjen e Ukrainës. Kjo ishte njëra prej gjërave të para që Putin i ka thënë kryeministrit të Polonisë, kur ai e ka vizituar Moskën", citohet të ketë thënë Sikorski për "˜Politiko'. Sipas Sikorskit, i cili po në atë vizitë ishte së bashku me Tusk, Polonia nuk ka pranuar një gjë të tillë. Pas aneksimit të Krimesë në muajin mars nga ana e Rusisë, kryetari i parlamentit rus Vladimir Zhirinovsky u ka dërguar letër qeverive të Polonisë, Rumanisë dhe Hungarisë, duke u propozuaar atyre një ndarje të përbashkët të vendit. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |