VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KANADA - NJË PERSON QËLLON USHTARIN TEK MEMORIALI I LUFTËS, I ARMATOSUR HYN NË PARLAMENT, LARGOHET KRYEMINISTRI

E Mërkurë, 10.22.2014, 05:23pm (GMT1)


Pamja nga Memoriali i Luftës në Kanada, ku është qëlluar ushtari kanadezë


Njoftimet nga Otava, thonë se një ushtar kanadez është qëlluar në Memorialin e luftës dhe më pas personi i armatosur ka hyrë në Parlamentin e Kanadasë.

Reuters, njofton se nga Parlamenti janë dëgjuar të shtëna të tjera të zjarrit, ndërsa personin e armatosur po e ndjek policia kanadeze.

Po ashtu, njoftohet se menjëherë autoritetet e vendit e kanë larguar  Kryeministrin Stephen Harper, duke e dërguar në një vend të sigurt.

Policia e vendit po ashtu ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që të qëndrojnë larg dritareve.

Ushtari njoftohet se është plagosur, por nuk dihet gjendja e tij.

Ndryshe, Qeveria e Kanadasë ka rritur nivelin e kërcënimit terrorist, nga i ulët në të mesëm, për shkak të rrezikut nga grupet radikale, të tilla si Shteti Islamik dhe Al Kaida.

Jean-Christophe de Le Rue, zëdhënës i ministrit për Siguri Publike, ka thënë se rritja e kërcënimit do të thotë se shërbimet e inteligjencës kanë indikacione se një "individ apo grup brenda Kanadasë ose jashtë saj, ka qëllim dhe aftësi për të kryer një akt të terrorizmit".

Kanadaja, këtë muaj, i është bashkuar koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që kryen sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.