VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHTETI DHE MAFIA - DO TË MERRET NË PYETJE PRESIDENTI NAPOLITANO

E Premte, 10.24.2014, 11:41am (GMT1)


Voal-online.ch - Avokati i bosit Totò Riina mund të marrë në pyetje më 28 tetor Kryetarin e Shtetit Giorgio Napolitano në procesin mbi tratativat Shtet-Mafia. Napolitano do të pyetet për çfarë ndodhi në vitet 1993 e 1994, pra për tema të reja të pashqyrtuara më herët nga drejtësia.

Hetimi i provës së re, nga avokati i Riinas, avokati Luca Cianferoni, bazohet në dokumentet e rezervuara të SISMI, nga ana e prokurorëve, mbi alarm atentatesh në vitin 1993 ndaj Napolitanos dhe presidentit të atëhershëm të Senatit, Giovanni Spadolini. Kjo e bën të pashmangshme, sipas avokatit, marrjen e Napolitanos në pyetje për çka ndodhi në ato dy vite. Sipas Gjykatës së Asizit "prova e re nuk është e sipërfaqeshme, as e parëndësishme".

Pritet të merret vesh nëse Napolitano do të shfrytëzojë imunitetin e Kryetarit të Shtetit për të mos pranuar të merret në pyetje.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.