VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

USHTARËT AMERIKANË DHE BRITANIKË E PËRFUNDUAN MISIONIN AFGAN

E Djelë, 10.26.2014, 11:04am (GMT1)


Pamje nga një stërvitje në bazën ushtarake amerikane Leatherneck në Afganistan


Njësiti i fundit i marinsave të Shtetve të Bashkuara dhe  forcat e fundit ushtarake të Britanisë, sot zyrtarisht e kanë përfunduar operacionin e tyre në Afganistan, duke e dorëzuar bazën e madhe ushtarake te forcat e sigurisë vendëse.

Kampi Leatherneck, që ishte bazë ushtarake amerikane në provincën jugore strategjike Helmand, është transferuar tek ushtria afgane.

Kjo ishte baza më e madhe ushtarake amerikane, që tash është nën kontrollin afgan, derisa misioni luftarak i koalicionit ndërkombëtar përfundon më 31 dhjetor.

Kampi i afërt i ushtrisë britanike, Bastion, po ashtu u është dorëzuar forcave afgane.

Megjithaë largimin e pjesës më të madhe të pjesëtarëve të ushtrisë amerikane, sipas marrëveshjes së nënshkruar muajin e kaluar, në Afganistan do të mbeten afro 10 mijë ushtarë të Shteteve të Bashkuara, edhe pas vitit 2014.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.