VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NAPOLITANO DËSHMON SOT PËR LIDHJET SHTET-MAFIA

E Martë, 10.28.2014, 12:27pm (GMT1)



Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, do të dëshmojë sot në një seancë dëgjimore të profilit të lartë për lidhjet shtet-mafia, në Romë.

Prokurorët janë duke hetuar dyshimet për bashkëpunim të fshehtë midis ministrave, shefave të policisë dhe mafias, për t'i dhënë fund një periudhe të dhunës, në fillim të viteve 1990.

Presidenti Napolitano, 89 vjeç, mohon se ka dijeni për negociatat.

Po ashtu nuk ka asnjë sugjerim se ai ka qenë i përfshirë në ndonjë keqbërje.

Prokurorët janë duke hetuar një periudhë dramatike të dhunës së mafias, në vitet 1990, e cila është shënuar me shpërthime makinash dhe vrasje.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.