VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VULLKANI KËRCËNON DHJETËRA SHTËPI NË HAVAI

E Martë, 10.28.2014, 04:34pm (GMT1)


Një vullkan me shtratin e llavës me gjerësinë prej 50 metrash po derdhet në ishullin amerikan të Havait, duke rrezikuar të djegë shëpitë që ndodhen rrugës.

Gjeologët thonë se llava ndodhet tani 7- metra larg qytetit të Pahoas dhe mund të arrijë atje deri nesër.

Rreth 1 mijë banorët e fshatit janë larguar nga ajo që zyrtarët e cilësuan arritja e paevitueshme e lumit të zjarrtë të llavës me temperatura deri në 2 mijë gradë të vullkanit Kilauea. Autoritetet i kanë thënë mijëra banorëve të tjerë të përgatiten për evakuim.

Kryqi i Kuq tha se do të hapin një strehim për banorët më të rrezikuar.

Ish plantacioni i sheqerit me vlera historike, sot një rrugë me dyqane të vogla dhe banesa ndodhet në ishullin e madh të Hawait, "Big Island" më i madhi i tetë ishujve kryesorë që përbëjnë shtetin amerikan të Paqësorit.

Llava që kërcënoi qytetin filloi më 27 qershor, por Vullkani  Kilauea ka filluar të aktivizohet që nga viti 1983.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.