SHPËRTHEN NJË RAKETË E NASA-s
E Mërkurë, 10.29.2014, 10:17am (GMT+1)
Agjensia Ndërkombëtare e Hapësirës NASA, ka njoftuar për shpërthimin e një rakete pa pilot, tetë sekonda pas nisjes, në një mision në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).
Kontrolli i misionit të NASA-s në Houston, ka thënë se raketa mbante 2.200 kilogramë furnizime për gjashtë astronautët që po qëndrojnë në hapësirë në misione kërkimore.
Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin e saj.
www.voal-online.ch
|