VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DËNOHEN DY ISH USHTARË SERBË - PËR EKZEKUTIMIN E 48 MYSLIMANËVE CIVILË

E Mërkurë, 10.29.2014, 03:19pm (GMT1)



Një Gjykatë në Bosnje e Hercegovinë ka dënuar sot, dy ish-ushtarë serb me nga 20 vjet burg.

Ata janë akuzuar për krime të ndryshme përfshirë ekzekutimin e 48 civilëve myslimanëve gjatë luftës në Bosnje në vitet e 90-ta.

"Predrag Milisavljevic dhe Milos Pantelic janë shpallur fajtor për përfshirje në dëbimin e popullatës myslimane nga Vishegrad, dhe për ekzekutimin e myslimanëve (meshkuj) mes prillit dhe qershorit të vitit 1992", thuhet në deklaratën e gjykatësit.

Gjykatësja Vesna Jesenkovic, ka gjetur fajtor dy ish-ushtarët serb për pjesëmarrje në ekzekutimin e 48 myslimanëve të gjinisë mashkullore, të cilit i kishin ndarë nga konvoji i refugjatëve, derisa ishin duke u larguar nga Vishegradi. Krimi ka ndodhur më 15 qershor 1992.

Ndryshë, më këtë datë forcat serbe kanë vrarë në Vishegrad dhe përreth saj më shumë se 1,500 civilë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.