VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
40 VJET NGA NDESHJA HISTORIKE ALI-FOREMAN E Premte, 10.31.2014, 09:38am (GMT1) Sot mbushen 40 vjet nga ndeshja historike e 30 tetorit të vitit 1974 me Muhamed Aliut dhe George Foreman-it. Ndeshja që u zhvillua në kryeqytetin Kinsasha të Kongos e njohur si "Uturimë në xhungël" i shërbeu Aliut për të rifituar titullin e kampionit në boks për peshat e rënda. Muhamed Aliut ja hoqën titullin e kampionit në vitin 1967, pasi ai refuzoi të shkonte ushtar në Luftën e Vietnamit, duke përmendur si shkak besimin e tij fetar. Ali ishte konvertuar në mysliman. Ali u dënua me 5 vjet burigim, për shmangien e shërbimit ushtarak, por qëndroi në liri ndërsa çështja e tij ishte apeluar. Vendimi i anulua nga Gjykata e Lartë në vitin 1971. Fama e Muhamed Aliut, i njohur në ring me emrin Kasius Klei, shtrihet përtej boksit. Kjo është arsyeja që ai konsiderohet si një legjendat e të gjitha sporteve. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |