VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA FALËNDERON SERBINË PËR MBËSHTETJE

E Premte, 10.31.2014, 11:22am (GMT1)


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në emër të presidentit të SHBA-së, Barack Obama, ka falënderuar kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, për mbështetjen e Serbisë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Në letrën dërguar Vuçiqit, të cilën e transmeton B92, Serbia vlerësohet për "përkushtimin e saj për paqe dhe për vendosmërinë e saj për t'iu kundërvënë organizatës terroriste të Shtetit Islamik".

Gjithnjë sipas B92-shit, Kerry ka lavdëruar edhe rolin e Vuçiqit në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe ka thënë se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit ka kontribuar dukshëm në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Serbisë, si dhe ka sjellë më shumë stabilitet në rajon.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të punojnë nga afër me Republikën e Serbisë gjatë kryesimit të saj me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë gjatë vitit 2015", ka thënë Kerry.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.