VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RAKETA PËR TURIZËM - RRËZOHET GJATË PROVAVE TË PARA

E Premte, 10.31.2014, 11:05pm (GMT1)



Një raketë e hapësirës për turizëm "‹"‹në Shtetet e Bashkuara, është rrëzuar të premtën, derisa po bënte prova të një fluturimi mbi Kaliforni.

Shkaqet e rrëzimit nuk dihen akoma.

Por Kompania Virgin Galactic, ka njoftuar se raketa e saj ka përjetuar një "˜anomali gjatë fluturimit', menjëherë pasi që ishte nisur në drejtim të hapësirës.

Kjo kompani, thotë se shumë shpejt do të tregojë shkaqet e rrëzimit të saj.

Në raketë ishin dy pilotë, për fatin e të cilëve ende nuk ka deklarata zyrtare.

Virgin Galactic, ka për qëllim që në një të ardhme, të përdorë raketat e saj për turistë që duan të shohin hapësirën.

Tashmë, më shumë se 500 njerëz kanë rezervuar ulëset e tyre për një udhëtim të tillë, të cilët kanë paguar nga një depozit prej 200,000 dollarë për një biletë, për disa minuta udhëtim nëpër hapësirë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.