VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TURQIA SHËNON PËRVJETORIN E 76-të TË VDEKJES SË ATATURKUT

E Hënë, 11.10.2014, 03:21pm (GMT1)



Ankara, 10 nëntor - Në mbarë Turqinë janë ndërprerë aktivitetet e përditshme, gjithashtu edhe trafiku me rastin e përvjetorit të 76-të të vdekjes së Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit e Republikës moderne të Turqisë, raporton AA.

Sot në orën 9:00 të mëngjesit, koha kur Ataturk ndërroi jetë, të gjitha aktivitete të përditshme janë pezulluar për dy minuta. Në mbarë vendin janë dëgjuar sirenat dhe qytetarët udhëheqësin e kombit e nderuan me dy minuta heshtje.

Flamujt janë ulur në gjysmë shtize, ndërkohë që përvjetorin e vdekjes së Ataturkut e kanë shënuar edhe misionet diplomatike të Turqisë në mbarë botën.

Ataturk, Presidenti i parë i Republikës së Turqisë, kujtohet për modernizimin e vendit, promovimin e sekularizmit, alfabetin e ndryshojë në atë të perëndimit dhe riorientoi Turqinë drejt perëndimit. Ai ndërroi jetë më 10 nëntor 1938, në moshën 57 vjeçare nga ceroza e mëlçisë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.