VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ERDOGAN - AMERIKËN E ZBULUAN MYSLIMANËT DY SHEKUJ E SA PARA KOLOMBIT

E Djelë, 11.16.2014, 10:18am (GMT1)



Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka pohuar sot se kontinenti amerikan u zbulua nga myslimanët në shekullin e XII, jo nga Kristofor Kolombi, më shumë se dy shekuj më vonë.

"Kontaktet mes Amerikës Latine dhe Islamit përkojnë që në shekullin e XII. Myslimanët zbuluan Amerikën në vitin 1178, jo Kristofor Kolombi", garantoi Erdogani, gjatë një bisede televizive në Stamboll, të mbajtur me rastin e krerëve myslimanë të vendeve të Amerikës Latine, të organizuar nga autoritetet turke.

"Marinarë myslimanë mbërritën në Amerikë që në vitin 1178. Madje Kolombi flet për ekzistencën e një xhamie mbi një kodër në brigjet kubanë", vazhdoi ai.

Madje në fjalimin e tij, Erdogani u shpreh i gatshëm të marrë pjesë në ndërtimin e një xhamie në vendin e cituar nga marinari gjenovez, Kolombi. "Do të më pëlqente të mund të flisja me vëllezërit kubanë, një xhami do të shkonte shumë mirë në këtë kodër edhe sot", vazhdoi shefi i shtetit turk.

Librat e historisë na mësojnë se ishte marinari gjenovez, Kristofor Kolombi ai që, në vitin 1492, vuri i pari këmbët në kontinentin amerikan, ndërkohë që ai kërkonte një rrugë të re detare për në Indi,transmeton shekulli . Mirëpo, disa historianë myslimanë, së fundmi e kanë vënë në dyshim këtë zbulim, duke sugjeruar një prani myslimane të mëparshme në Amerikë, ndonëse nuk është zbuluar asnjë element që ta vërtetojë këtë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.