VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - IS POHON SE KA EKZEKUTUAR NJË AMERIKAN

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 05:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
IS POHON SE KA EKZEKUTUAR NJË AMERIKAN

E Djelë, 11.16.2014, 05:26pm (GMT+1)


Shërbimet e zbulimit po përpiqen të vërtetojnë pohimet e militantëve të Shtetit islamik se i kanë prerë kokën punonjësit amerikan të ndihmave, Abdul-Rahman Kassig.

Militantët e Shtetit islamik thanë në një video të postuar të dielën në internet se i kanë prerë kokën punonjësit amerikan të ndihmave, Abdul-Rahman Kassig.

Zëdhënësja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Bernadette Meehan tha se shërbimet e zbulimit janë duke punuar që sa më shpejt të jetë e mundur të vërtetojnë autenticitetin e videos.

Ish pjesëtari i ushtrisë amerikane, 26 vjeçari Kassig, ishte marrë peng 13 muaj më parë, ndërsa po kryente punë humanitare në Sirinë e shkatërruar nga lufta. Familja e tij tha se ai u konvertua në Islam derisa mbahej rob dhe e ndryshoi emrin e tij të parë, Peter.

Paula Kassig, i tha së fundmi rrjetit NBC se ajo dhe burri i saj morën një audio regjistrim të djalit të tyre disa javë më parë, në të cilën ai shprehte frikën se koha e tij po përfundon.

Tri viktimat e mëhershme të ekzekutimit me prerje koke që janë shfaqur në video ngjethëse të lëshuara nga Shteti Islamik, ishin gazetari amerikan, James Foley,  gazetari amerikano-izraelit, Steven Sotloff, dhe punëtori britanik i ndihmave, David Haines.

Para publikimit të videos, presidenti amerikan Barack Obama, duke folur të dielën në Australi në fund të samitit të G 20-tës, tha se kishte refuzuar çfarëdo aleance me udhëheqësin sirian Bashar al-Asad në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik.

Presidenti Obama tha se krijimi i një "kauze të përbashkët" me zotin Assad kundër militantëve të Shtetit Islamik vetëm sa do të shtynte me shumë sunitë të Sirisë drejt grupit xhihadist dhe do të dobësonte koalicionin ndërkombëtarë që po lufton terroristët. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PUTINI IK NGA SAMITI I G20 (11.16.2014)
ERDOGAN - AMERIKËN E ZBULUAN MYSLIMANËT DY SHEKUJ E SA PARA KOLOMBIT (11.16.2014)
SHESHEL - NË BE JANË ARMIQTË E SERBISË QË E KANË NJOHUR KOSOVËNAi tha se Serbia duhet të orientohet drejt Rusisë dhe të heqë dorë nga integrimet në Bashkimin Evropian (11.15.2014)
PRESIDENTI OBAMA ZHVILLOI BISEDIME ME AUNG SAN SUU KYI (11.15.2014)
SERBIA DHE RUSIA FILLOJNË USHTRIMET PËR ANTITERRORIZËM (11.14.2014)
AGJENCIA E LAJMEVE 'SPUTNIK' - KREMLINI KËRKON TË ORIENTOJË PROPAGANDËN PERËNDIMORE (11.14.2014)
SONDA ROBOTIKE EVROPIANE ULET NË KOMETË (11.12.2014)
TAKIME OBAMA-PUTIN NË PEKIN (11.12.2014)
KISHA E ATEISTËVE PËRHAPET NË MBARË BOTËN (11.11.2014)
TURQIA SHËNON PËRVJETORIN E 76-të TË VDEKJES SË ATATURKUT (11.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]