VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KLAUS IOHANNIS FITON PRESIDENCËN NË RUMANI

E Hënë, 11.17.2014, 09:08am (GMT1)



Kryeministri rumun, Victor Ponta, ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale, të zhvilluara më 16 nëntor, përmes balotazhit.

Ponta ka thënë se tashmë ka uruar fituesin e garës, Klaus Iohannis.

Gjatë ditës së dielë, sondazhet kanë paraqitur një garë shumë të ngushtë mes dy kandidatëve, dhe rezultatet janë treguar pas mesnatës.

Ponta ka dalë i pari në zgjedhjet e para, më 2 nëntor, por pasi nuk ka marrë 51 përqindëshin e nevojshëm për të siguruar presidencën, i është dashur që të hyjë në garë me balotazh, më 16 nëntor.

Fituesi Iohannis, ka premtuar sistem të pavarur të drejtësisë dhe kthim të vendit në gjendje "˜normale'.

Sistemi i drejtësisë në Rumani është aktualisht nën mbikëqyrjen e posaçme të Bashkimit Evropian.

Ionannis, do të zëvendësojë presidentin në largim, Traian Basescu.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.