VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PRESIDENTI RUS BISEDON ME KRYEDIPLOMATIN GJERMAN

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 07:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PRESIDENTI RUS BISEDON ME KRYEDIPLOMATIN GJERMAN

E Mërkurë, 11.19.2014, 07:35pm (GMT+1)



Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier është takuar në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin për bisedime mbi Ukrainën pas një ftese të minutes së fundit nga udhëheqësi rus. Kryediplomati gjerman zhvilloi një bisedë 75 minutëshe kokë me kokë me presidentin Putin të martën vonë, ndërsa ende nuk ka patur detaje mbi takimin.  Para takimit, zoti Steinmeier tha se gjendja aktuale e krizës Ruso-Ukrainase ofron hapësirë të vogël për shpresë. Ai i bëri komentet pas takimit me shefin e politikës së jashtëme ruse Sergei Lavrov.                                               

"Nuk ka arsye për optimizëm në situatën aktuale. Ajo që duhet të bëjmë është të punojmë shumë që të bindim njerëzit se procesi i paqes i filluar më parë duket se nuk është në gjendje të funksionojë në vetvete. Me ministrat e jashtëm evropian patëm një bisedë të ngjashme më parë por nga ana sipërfaqësore e situatës së përgjithshme. Rezultatet nuk arrihen lehtë dhe marrëveshja e Minskut nuk është zbatuar."   

Kryediplomati gjerman tha se ai dhe homologu rus ishin pajtuar se marrëveshja e shtatorit në Minsk ofronte bazat më të mira për uljen e tensioneve.

Para largimit nga Kievi të martën, zoti Steinmeier u bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt që të respektonin marrëveshjen e armëpushimit të nënshkruar nga qeveria e Ukrainës dhe rebelët pro-rusë.                                                                             

Presidenti Putin i dëgjoi kritikat e udhëheqësve perëndimore në takimin e G-20-tës si presidentin amerikan Barack Obama, kryeministrin kanadez Stephen Harper dhe kryeministrin australian Tony Abbot, mbi veprimet ruse në Ukrainë.

Në një intervistë me gazetën gjermane Bild të publikuar të henën, presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko tha se vendi i tij është  përgatitur për mundësinë e një lufte në shkallë të gjerë me Rusinë.

NATO ka thënë se Rusia ka ndërmarrë një shtim serioz trupash si brenda Ukrainës edhe përgjatë kufirit mes të dy vendeve.za

 
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LIGJVËNËSIT SPANJOLLË KËRKOJNË NJOHJEN E SHTETIT TË PALESTINËS (11.19.2014)
KERRY DËNON VRASJET NË SINAGOGËN E IZRAELIT (11.18.2014)
SUKSES HISTORIK I NJË SONDE MBI KOMETË (11.17.2014)
KLAUS IOHANNIS FITON PRESIDENCËN NË RUMANI (11.17.2014)
IS POHON SE KA EKZEKUTUAR NJË AMERIKAN (11.16.2014)
PUTINI IK NGA SAMITI I G20 (11.16.2014)
ERDOGAN - AMERIKËN E ZBULUAN MYSLIMANËT DY SHEKUJ E SA PARA KOLOMBIT (11.16.2014)
SHESHEL - NË BE JANË ARMIQTË E SERBISË QË E KANË NJOHUR KOSOVËNAi tha se Serbia duhet të orientohet drejt Rusisë dhe të heqë dorë nga integrimet në Bashkimin Evropian (11.15.2014)
PRESIDENTI OBAMA ZHVILLOI BISEDIME ME AUNG SAN SUU KYI (11.15.2014)
SERBIA DHE RUSIA FILLOJNË USHTRIMET PËR ANTITERRORIZËM (11.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]