VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA TË SHQYRTOJË 'NDIHMËN VDEKJEPRURËSE' PËR UKRAINËN

E Enjte, 11.20.2014, 04:36pm (GMT1)



Tony Blinken

Një ndihmës i lartë i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se Uashingtoni duhet të rishikojë politikën e tij të mosofrimit të ndihmës vdekjeprurëse për Ukrainën, e cila po lufton separatistët pro-rusë në lindje.

Tony Blinken, zëvendëskëshilltar për sigurinë kombëtare, ka përmendur "shkelje serioze" të Marrëveshjes së Minskut nga Moska.

Marrëveshja, e nënshkruar nga Rusia, Ukraina dhe rebelët, ka vendosur armëpushim dhe ka përcaktuar hapat drejt paqes.

Blinken ka thënë se ndihma vdekjeprurëse për Kievin mund ta nxisë Moskën "që të mendojë dy herë dhe të përmbahet nga veprimet e mëtejshme".

NATO akuzon Rusinë për dërgimin e tankeve dhe trupave në lindje të Ukrainës, për të mbështetur separatistët atje.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.