VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJU JORK - PAS BORËS SË MADHE, FRIKË NGA VËRSHIMET

E Djelë, 11.23.2014, 11:40am (GMT1)


Shërbimet e emergjencës ndihmojnë në pastrimin e kulmeve të shtëpive nga bora e madhe


Pas dëborës së paparë, që ka rënë në vendbanimet në pjesën perëndimore të shtetit të Nju Jorkut dhe nga e cila kanë humbur jetën së paku 14 vetë, tash ka frikë nga vërshimet e mëdha, meqë pritet ngritje e temepraturave në këto territore gjatë ditës së sotme.

Këtë njoftim e ka bërë Shërbimi kombëtar i motit në Shtetet e Bashkuara mbrëmë vonë, pasi në në këto hapësira gjatë katër ditëve të kaluara ka rënë borë e madhe, që arrinte lartësinë edhe në dy metra.

Më se 600 mijë njerëz në këto territore janë bllokuar në shtëpitë e tyre për disa ditë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.