VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI OBAMA E MBRON URDHRIN E TIJ EKZEKUTIV

E Hënë, 11.24.2014, 08:33am (GMT1)



Presidenti amerikan Barack Obama nuk i dha rëndësi kritikave ndaj urdhrit të tij ekzekutiv për një kategori imigrantësh pa dokumenta, duke u kërkuar ligjvënësve republikanë që të miratojnë një ligj nëse nuk janë të kënaqur me veprimin e tij të njëanshëm.

Në një intervistë dje me televizionin ABC, presidenti tha se është e rëndësishme që t'i jepet prioritet deportimit të kriminelëve dhe atyre që kanë arritur së fundmi, në vend të atyre që kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara ilegalisht për më shumë se pesë vjet.

I pyetur për një reagim ndaj kritikave të kreut të Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner, zoti Obama tha se përgjigjia e tij ishte "miratoni një ligj".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.