VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MICHELE FLOURNOY PRITET TË UDHËHEQË DEPARTAMENTIN E MBROJTJES

E Mërkurë, 11.26.2014, 02:10pm (GMT1)



Michele Flournoy, flitet të jetë konkurentja kryesore për të zëvendësuar Sekretarin e Mbrojtjes Chuck Hagel, i cili dha dorëheqje ditë më parë.

Për një gjë të tillë, më 25 nëntor, fillimisht ka shkruar revista Foreign Policy, dhe më pas këtë lajm e kanë konfirmuar edhe disa burime shtetërore.

Nëse Flournoy emërohet në këtë pozitë, ajo do të jetë femra e parë që do të udhëheq me Departamentin e Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Flournoy, 54 vjeçare, është zyrtarja më e lartë e Pentagonit për çështjet politike.

Ndryshe, Sekretari i mbrojtjes, Chuck Hagel, ka dhënë dorëheqje më 24 nëntor. Është raportuar se dorëheqje e tij ka ardhur pas kritikave nga kundërshtarët e qeverisë lidhur me fushatën ushtarake në Afganistan dhe operacioneve, me të cilat po sulmohen caqet e militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.